Xhirafa është një gjitar me qafë dhe këmbë shumë të gjata qafa e saj mund të arrije gjatësi deri në 2 m, ajo është një kafshë e urtë. Gjirafa jeton në pyje e lëndina te ngrohta, familja e saj është edhe deveja që jeton në shkretëtire.
Xhirafë ka të bëjë me drerët, por është vendosur në një familje të veçantë, Giraffidae, të përbërë vetëm prej gjirafave dhe të afërmve të afërt të tij, okapeve. Lloji i saj shtrihet nga Çadi në Afrikën Qendrore në Afrikën e Jugut.
Gjirafat zakonisht banojnë në savana, toka me bar, ose pyje të hapur. Megjithatë, kur ushqimi është i pakët ata do guxojnë të hyjnë në fusha me vegjetacion të dendur. Ata preferojnë zonat ku rritet acacia. Ata pinë sasi të mëdha të ujit, kur e kanë në dispozicion, gjë e cila u mundëson atyre të jetojnë për periudha të gjata në zona të thata.
Gjirafa ka qafë të gjatë që e përdorin për të arritur gjethet e pemëve dhe për tu ushqyer me to. Qafa e tyre ka shtatë rruaza që zgjaten shumë, ndryshe nga numri i zakonshëm i rruazave për një gjitar. Megjithatë, disa zoologë pohojnë se janë tetë.