![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhpGT19s-gDgQRzQ_ZixQjZo_TZ6FhmwWs4z_n5cOPSm0uTc1Gz15nS7_9n0pKgkG8mrwAKbEV2py83fHzCAQCHN0J774CY7ubmdOFEW_LmA56vxj0RI3NGCkRFioesy7QHlOmtx5kJ/s1600/bota+ujore.jpg)
Bota nënujore, e cila është më shumë se 6 mijë metra e thellë, e që është cilësuar si "bodrumi i krijimit", edhe pse shkenca e teknologjia kanë përparuar jashtëzakonisht shumë, është ende mbretëria e misterit për njerëzimin.
Por tani nuk është më e vështirë që të bësh zbulime në det. Sa herë që nën dete apo oqeane zhyten robotë dhe telekamera, gjithçka është ndryshe dhe duket një botë e mrekullueshme. Deri në mes të viteve ‘60 mendohej se humnerat ishin një kënetë vdekjeprurëse. Por kjo nuk ishte aspak e vërtetë. Ekspeditat me nëndetëse kanë treguar se bota nënujore është plot jetë. Por tashmë shumë korale rrezikojnë të shndërrohen në struktura të zbehta dhe inerte: të vdekura. Alarmi vjen nga NASA, që duke kryqëzuar informacionet e mbledhura deri tani, si edhe 1700 imazhe të përfituara nga sateliti Landscape 7, ka ndërtuar "Millenium Coral Reef Mapping Project", një hartë botërore të barrierave koralore.
Duke iu referuar kësaj pune sistematike të bërë deri më tani, situatat nuk janë shumë optimiste: të paktën 2% e barrierave koralore gjenden brenda mjedisit, ku ndikimi i aktivitetit të jetës humane është i kontrolluar. Pjesa më e madhe e këtyre ekosistemeve të gjalla, por shumë delikate, që ngjajnë si një fidanishte në det, vazhdojnë të jenë të ekspozuara nga kërcënimet e shkatërrimit sistematik, nga përdorimi i eksplozivëve për peshkim dhe në fund të fundit edhe nga asfiksimi i ngadaltë i ndotjes.
No comments:
Post a Comment