Emërtimi gjuhë letrare sot po përdoret gjithnjë e më rrallë edhe tek ne. Në vend të tij ka marrë një përdorim të gjerë termi gjuhë standarde. Gjuha standarde është modeli I përdorimit të një gjuhe. Ajo mishëron zbatimin e përpikët të tërsis së normave e rregullave fonetike,leksinore,gramatikore të gjuhes shqipe që janë të detyrueshme për çdo folës zyrtar të saj.
Gjuha standarde shqipe, për të arritur deri në gjendjen e sotme është formuar duke kaluar nga një variant dialektor në një gjuhë standarde mbidialektore. Në rrugën e ndërtimit të gjuhës standarde shqipe dallohen disa ngjarje që qëndrojnë si gur shënues të hapave që kjo gjuhë ka bërë përpara ne histori.
- Së pari themelet e gjuhës standarde siç thamë edhe me lart u hodhën ne periudhën e Rilindjes Kombetare. Për tu përmendur ështëKongresi i Manastirit (nëntor,1908) në të cilën u njësua alfabeti I gjuhës shqipe.
- Së dyti që në vitet e para të pasçlirimit për gjuhën standarde shqipe nisi një punë e organizuar dhe sistematike. Kështu në vitet 1948 -1950, 1953 -1954, 1956 u hartuan njëri pas tjetrit disa udhëzues drejtshkrimorë që e ngritën gjithnjë e më lart kulturën gjuhësore dhe shënuan hapa të rëndësishme përpara.
- Së treti pas një pune te vijushme shumëvjeçare, shoqëruar nga rrahje të gjëra mendimesh u mblodhën me 24 nentor 1972 Kongresi I Drejtëshkrimit të Shqipes.
Pas viteve ’90 për tu përmendur është organizimi i dy konferencave ndërkombëtare. E para "Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot" dhe e dyta "Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare sot".![Image result for gjuha dhe letersia shqipe wikipedia](https://encrypted-tbn2.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcR2eiEt8YZllMkgSwf32ALL3Fe4gqYPz3HeeXt7LcSmmPqmE9bB0Q)
No comments:
Post a Comment