Saturday, May 30, 2015

Afrika

Afrika është njëri nga kontinentet e rruzullit tokësor. Përndryshe është i njohur edhe si kontinenti i zi. Origjina e emrit Afrikë vjen nga gjuha barbare të cilët janë popull kavkasoid i Afrikës veriore. Romakët e vjetër e kanë shfrytëzuar emrin Afrika terra — "toka Afra" (nga "Afer") — pjesa veriore, e cila i përgjigjet Tunizisë së sotme, ku ka qenë province romake Afrika. Vetë prejardhja e emrit Afrika ka shumë kuptime : nga fenikaset afar(pluhuri), greqisht aphrike (mungesë e të ftohtit) dhe latinisht aprica (me diell).Afrika ka formë trapezi (veri) dhe trekëndëshi (jug) kurse veri-jug mendohet të ketë formë veshi dhe kokë kali.
Image result for africaAjo shtrihet në të dy anët e Ekuatorit  gati tërësisht në brezin e nxehtë midis 37° të gjerësisë gjeografike veriore, 34° të gjerësisë gjeografike jugore, 17° në gjatësi perëndimore dhe 49° të gjatësisë gjeografike lindore.
Pikat ekstreme të Afrikës janë Kepi i Bardhe në veri,Kepi Agulhas në jug,Kepi Guardafui në lindje dhe Kepi i Gjelbër në perëndim.Afrika është një kontinent i një rrafshnalte, e cila ngritët pjerrët nga oqeanet që e rrethojnë, në pjesën më të madhe. Relievit të lartë i takon 90 % të sipërfaqes. Paraqitet si një mburojë, e krijuar nga palosjet shumë të vjetra gjeologjike, si dhe pjesërisht nga shtresat vullkanike dhe neogjene.
Image result for africa

No comments:

Post a Comment