Qyteti i Ohrit është i vendosur në brigjet veri-lindore të Liqenit të Ohrit. Ai shtrihet sipër dhe rreth dy kodrave kryesore, atë të kalasë dhe atë të Debojit. Ndërsa qyteti sot është i përhapur edhe në fushat pjellore në veri, veri-lindje dhe lindje, ai më herët ishte i përqendruar sipër dhe në këmbë të dy kodrave, i rrethuar nga një mur guri.
Klima
Ohri ka një klimë tipike kontinentale. Gjatë verës, moti është i nxehtë dhe me shumë pak reshje, ndërsa dimrit, moti është shumë i ftohtë dhe me shumë reshje bore. Zjarret pyjore në verë nuk janë të rrallë. Shkaqet janë thatësira dhe nxehtësia verore, por edhe gabime njerëzore, si për shembull hedhja e bishtave të cigareve të pashuara ose ndezja e zjarrit në natyrë. Në afërsi të liqenit, shpesh herë fryn një erë e freskët nga perëndimi ose veriu. ![Image result for ohrid](https://encrypted-tbn2.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcRUni1a_QLk8utqXJbEUwI9Wd0C2_MDP2cgPLcdfIz2ZAigrtO1)
Super postimi artes
ReplyDeleteFaliminderit shum Anisa
ReplyDelete