Wednesday, May 27, 2015

Insektet Helmuese



Kafshimet nga insektet jane dukuri te shpeshta qe zakonisht ngjajne gjate muajve te veres.
Fatmiresisht rastet e tilla jane mjaft te rralla dhe nuk paraqesin problem te rende mjekesor. Kafshimet nga insektet (arezat, bletet, rriqrat) jane te rendeshishme

 per shkak se shkaktojne reaksione alergjike te cilat e sensibilizojne organizmin e njeriut.
Simptomat dhe shenjat
Te kafshimet nga insektet veprimet helmuese shoqerohen me dhimbje te kohepaskohshme, me te enjtur, letargji, me dhimbje koke, mundim me te vjella, dhimbje barku, ngritje e larte e gjakut, nxehtesi, infeksione lokale, sistemike (ndonjehere gjendje sepse), konvulsione, reaksione te lehta me urtikarie te gjeneralizuar, reaksione anafilaktoide. Rrezik potencial paraqet zhvillimi i reaksionit anafilaktik, nese nuk mjekohet ne menyre adekuate, shume shpejt mund te jete vdekjeprurese.
Manifestimet alergjike nga kafshimet me insekte mund te paraqesin rrezik dhe per kete shkak ndahen ne disa grupe:
Forma lokale
Shoqerohet me eriteme te lekures, edeme, dhimbje apo djegie, por qe nuk kerkon ndonje mjekim te posaçem, perveç te perdorimit te kompresave te ftohta, yndyrave antihistaminke, kortikozonike, amoniak, alkool.

No comments:

Post a Comment